Këngëtarja e njohur Doja Cat është detyruar të anulojë turneun e saj muzikor. Shkak i këtij vendimi është një operacion në bajame që artistja ka kryer.

“Fatkeqësisht më duhet të bëj një operacion në bajame sa më shpejt. Kirurgjia është rutinë, por rikuperimi do të zgjasë pak për shkak të ënjtjes. Kjo do të thotë që duhet të anuloj turneun tim këtë verë si dhe atë me The Weeknd”, shkroi ajo në rrjetet  sociale.

Kjo nuk është hera e parë që artistja ka probleme shëndetësore. Artistja rrëfeu për vështirësitë që kaloi përpara eventit të rëndësishëm muzikor Billboard Music Awards 2022 .

Por pasi fitoi katër çmime Billboard atë natë, ishte më se e kuptueshme pse Doja ishte në humor. Megjithatë shkruan media rozë Page Six këngëtarja e ka kuptuar se disa kompromise ia vlen të bëhen për hir të shëndetit.

Klan News