Mund 3-2 Liverpool në ndeshjen e luajtur në SHBA

Borussia Dortmund e mbylli fazën përgatitore me një reklamë mjaft të mirë duke mundur Liverpoolin në një miqësore në Indianapolis të shteteve të bashkuara përpara 80 mijë spektatorëve. Gjermanët shënuan që në minutën e 3, ndërsa Liverpool u përgjigj në të 35 duke barazuar.

Dortmund bëri 9 ndërrime në pjesën e parë ndërsa Jurgen Klopp priti që të ndryshonte strategjinë dhe lojtarët në të dytën. Ndoshta trajneri i kampionëve të Europës do të pendohet për këtë vendim pasi gjermanët shënuar dy gola të shpejtë në pjesën e dytë. 

Në fund të takimit goli i ngushëllimit për Liverpool erdhi nga Brewster.

Miqësorja e radhës për “the reis” do të jetë kundër Sevilla në Boston ndërsa Dortmund do t’i drejtohet Austrisë ku do të ndeshet me Udinese.

Tv Klan