“Pushoni akuzën për grup të strukturuar kriminal”

Kur ka kaluar një muaj që dosja ndaj grupit “Bajri” u transferuar nga Prokuroria e Posaçme drejt asaj të Shkodrës, kjo e fundit e ka rikthyer sërish në duart e SPAK.

Prokurorët specialë Ened Nakuçi dhe Edvin Kondili në fund të Janarit shpallën moskompetencë për të hetuar të arrestuarit gjatë operacionit ‘OAZ’  mes të cilëve, Safet Bajri, Ilir Bajri, Behar Bajri, Astmer Bilali, Ismet Idrizi, Emrah Plaku dhe Enver Bajri, me argumentin se ata nuk kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal dhe për këtë e transferuan dosjen në Shkodër.

Por togat e zeza e kthyen sërish në Gjykatën Speciale, ku i kërkojnë prokurorëve të SPAK që të pushojnë akuzat e ngritura ndaj anëtarëve të grupit “Bajri” atë të grupit të strukturuar kriminal dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm tek zyrtarët publikë. Vetëm pasi të pushohen këto 2 akuza, dosja mund të shqyrtohet në Gjykatën e Shkodrës.

Mbi grupin “Bajri” në momentin e arrestimit në Shtator të vitit 2018 në kuadër të operacionit ‘OAZ’ u ngritën disa akuza të rënda, nga ajo e vrasjes dhe gjobvënies deri të punësimet e paligjshme përmes presionit në spitale dhe OSHEE veprime të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Tv Klan