EA Sports FIFA 21 do të ketë si kolonë zanore njërën prej këngëve të saj

Përpos sukseseve që vijon që të korrë me albumin e saj të fundit Future Nostalgia, bukuroshja shqiptare Dua Lipa tanimë do ta dëgjojmë në një tjetër version. Videoloja EA Sports FIFA 21’ nga kompania  Electronic Arts do të ketë si kolonë zanore njërën prej këngëve të repertorit të Dua-s.

Sipas asaj që raporton Goal, kolona zanore e Dua Lipës do të jetë bashkëpunimi me Madonnën ‘Love is Religion’ dhe dj ndërkombëtar Calvin Harris.

FIFA 21 dhe Volta Football do të shfaqin po ashtu edhe këngët e mbi 100 artistë të tjerë nga 23 vende të ndryshme duke përfshirë superyllin, brazilian Anitta, Disclosure, Stormzy, Madame Gandhi, Chløë Black dhe shumë të tjerë.

Love is Religion renditet në vendin e 12 dhe ata që të cilët do të luajnë këtë videolojë do të kenë të drejtë zgjedhje për të vendosur cilën këngë të duan.

Presidenti i Muzikës dhe Arteve Elektronike, Steve Schnur është shprehur se përzgjedhja e këtyre artistëve me në krye këngëtaren me famë ndërkombëtare Dua Lipën, qëndron tek fakti se si lojtarët në të gjithë botën dëgjojnë dhe përjetojnë futbollin.

Kolonat zanore të artistëve do të jenë të disponueshme në platformat kryesore transmetuese duke përfshirë këtu, Spotify, Apple dhe Deezer. FIFA 21 do të dali në internet në 9 Tetor edhe në PlayStation4, Xbox One dhe PC.

Klan Plus