Dua Lipa nuk mund të ishte prezente në Los Anxhelos për American Music Awards, por sigurisht mori pjesë në një formë tjetër.

Ylli britanik ishte në Londër gjatë ngjarjes së madhe, por u sigurua që të fotografohej duke ecur në tapetin e saj personal të kuq në Royal Albert Hall.

Këngëtarja shqiptare më famë botërore, ishte veshur me një fustan të shkurtër nga Versace, shoqëruar me bizhuteri ari dhe taka me platformë.

Dua 25 vjeçare fitoi çmimin për këngën e preferuar Pop / Rock, me këngën Don’t Start Now dhe bëri fjalimin e saj  nga Londra.

Pas fitores së saj, Dua vazhdoi të interpretojë hitin Levitating, me nje pamje mahnitëse e veshur në një fustan mini ngjyrë blu./tvklan.al