Vetëm Dua Lipa ia del ta bëjë më seksi pamjen klasike të veshjeve Chanel. Ylli i muzikës botërore me origjinë shqiptare ka shfaqur look-un e ri të saj të Instagramit që risjell modën e viteve ’60, një stil që pritet të përqafohet nga miliona ndjekës të saj në rrjetet sociale.

24-vjeçarja është shfaqur e veshur me kostum veror në rozë të zbehtë, shirita violetë dhe kopsa ngjyrë ari. Pjesë e look-ut në foto është edhe qenushi i saj Dexter.

View this post on Instagram

don’t talk to me or my son ever again.

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

Pavarësisht një periudhe të ngarkuar në karrierë, pas publikimit të albumit “Future Nostalgia” në mars dhe veprave muzikore për të cilat po bashkëpunon me Madonën e Guen Stefanin, ndoshta me Majlli Cajrusin nëse i besohet zërave që qarkullojnë, Dua Lipa gjen kohën e nevojshme për t’ju përkushtuar edhe modës.

Tv Klan