Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka shprehur publikisht shpesh herë bindjen e saj dhe mospëlqimin që ka ndaj presidentit Donald Trump.

Së fundmi, këngëtarja ka bërë një koment për flokët e Donald Trump, i cili shfaqet me një aksesor mbi kokë gjatë një dalje publike.

Ky aksesor në flokët e Trump duket si një kapse dhe fotoja që ka kapur këtë moment po bën xhiron e rrjetit. Të gjithë mendojnë se ai po përdor paruke.

 “70 mijë dollarë shpenzime për flokë dhe parukeri i tij prapë e urren atë”, ka shkruar Dua Lipa në një postim në InstaStory.

Dua Lipa ka shprehur hapur edhe mendimin që ka për votimet, ajo shprehet se po manipulohet sistemi i votave dhe i bën thirrje të gjithëve që të mos dërgojnë votat e tyre me email. /tvklan.al