Dua Lipa shkroi historinë duke u bërë shqiptarja e parë që shpërblehet me dy çmime “Grammy”. Ajo u shpall si artistja e re më e mirë, ndërsa trofeun tjetër e mori për bashkëpunimin e saj me Mark Ronson dhe Diplo “Electricity në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike”.

23-vjeçarja nuk i fshehu emocionet dhe lumturinë e saj teksa theksoi se

“nuk ka rëndësi se nga vjen, cila është prejardhja jote apo çfarë beson, por asnjëherë nuk duhet të ndalesh para ëndrrave të tua”.

Edhe Bebe Rexha ishte e nominuar në kategorinë “Artisti i ri më i mirë”, por pavarësisht se nuk triumfoi, ajo falenderoi akademinë, duke quajtur fitore edhe vetë nominimet.

Edicioni i 61 i çmimeve Grammy arriti ta mbante mbërthyer publikun anembanë botës. Alicia Keys, Lady Gaga, Jennifer Lopez, Jada Pinkett Smith dhe Michelle Obama ishin vetëm surpriza e parë elektrizuese e mbrëmjes së çmimeve më prestigjioze muzikore.

“This is America” rezultoi si kënga më e mirë e vitit. Albumi më i mirë rap shkoi për “Invasion of Privacy” Cardi B, ndërsa “Shallow” i Lady Gagës me Bradley Cooper fitoi si bashkëpunimi më i mirë pop.

Tv Klan