Një garë e pazakontë është zhvilluar mes stafit të emisionit “Xing me Ermalin” dhe “Duplex” në Tv Klan.

Të dyja palët duket se e kishin marrë shumë seriozisht garën. Të veshur sportivë, me përjashtim të aktorit Eglein Lakrori, i cili ishte “maskuar” si lepurushja rozë, ato kanë garuar në ambientet e Tv Klan.

Arbitri i garës ka qenë producenti Turjan Hyska. Menjëherë, pasi u dëgjua bilbili të gjithë nisën të vraponin. I pari që preku shiritin e finish-it ishte aktori Julian Deda i cili dha fitoren stafit të “Duplex”.

/tvklan.al