Epidemiologia: Mbizotërojnë vatrat familjare, përhapja në të gjitha moshat

Qarkullimi masivisht i variantit Delta në Shqipëri dhe rritja e numrit të të infektuarve me këtë mutacion, ka sjellë rritje të kërkesës së qytetarëve për kryerjen e tamponëve. Epidemiologia Ermelinda Murati thotë se grupi në terren dhe qendra shëndetësore që ajo mbulon gjatë një ditë kryhen afërsisht 180 teste për Covid.

Ermelinda Murati: Për shkak të pranisë së virusit Delta në Shqipëri, rritja e numrit të kërkesave është evidente. Janë kryesisht vatrat familjare ato që mbizotërojnë.

Gazetarja: Kush janë moshat që mbizotërojnë?

Ermelinda Murati: Janë kryesisht grupmoshat nga 20, 30, 40 vjeç e më lart.

 Pozitiviteti ka ardhur në rritje, por sipas epidemiologes një pjesë janë me virozë sepse shpesh herë simptomat ngatërrohen.

Ermelinda Murati: Kryesisht simptomat e personave që rezultojnë pozitivë kanë qenë të një viroze. Ethe, temperaturë, të vjella dhe diarre.

Gazetarja:Kë do të identifikonit si vatra më problematike ose zona më shqetësuese?

Ermelinda Murati:  Lapraka, Astiri, Kodër-Kamza, Kamza, Bathorja, Bregu i Lumit. Vlen të përmendet edhe disa më në qendër si Rruga e Barrikadave, Jordan Misja, janë disa rrugë që ne kemi tashmë fokusin.

Murati u bën apel qytetarëve që të kujdesen për higjienën dhe masat anti-covid  ndërkohë që apeli kryesor është për vaksinim.

Distancimi, larja e shpeshtë e duarve, mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura, por pa harruar kryesoren, vaksinimin. Vaksinimi mbron jetë, nuk lejon që rastet të shkojnë drejt fatalitetit”.

Në Shqipëri janë gati 6 mijë të infektuar aktivë. Ndërkohë që 30 % e popullsisë janë imunizuar nga vaksinimi anti-covid.

Klan News