Medalja e parë e artë në Tokio 2020 u fitua nga qitësja kineze Jang Qian. Ajo triumfoi në lojën e nervave kundër rivales ruse Anastasia Galashina në konkurrimin për qitje me pushkë 10 metra distancë.

Galashina pati vështirësi për t’u kualifikuar për në finale, por më pas u bë një konkurrente e fortë, derisa e pësoi nga presioni. Sportistja kineze vendosi edhe një rekord të ri olimpik me rezultatin 251.8. Medaljen e bronxit e fitoi zvicerania Nina Kristen.

Kur presidenti i Komitetit Olimpik Thomas Bach u dha medaljet, atletet përshëndetën duke valëvitur tufat me lule në drejtim të turmës, ndërsa maskat nuk i lejonin që t’u dukej buzëqeshja.

Norvegjezja Xhanet Hegg Duestad vendosi një rekord olimpik të kualifikimit me 632.9 për të arritur në finale, por e mbylli garën jashtë zonës së medaljeve.

Klan News