Shija dhe informacioni i #Quizme5yje” sot mban emrin e kompleksit “Dajti Ekspres”. Udhëtimi nis me teleferik, dreka në restorantin “Ballkoni i Dajtit” dhe më pas surpriza e presin konkurrenten e quiz-it sot. Ajo quhet Marsi Qesari dhe punon në sektorin e burimeve njerëzore në një kompani private. E qeshur Marsi por sa do të arrijë të fitojë në quiz sot? Shijen e ushqimit të mirë e ka të sigurt.

Marsida Qesari fitoi 900 euro sot.Marsi kërceu, luajti golf, shijoi gatimet në restorantin “Ballkoni i Dajtit” dhe u largua me 900 euro nga përgjigjet e dhëna në quiz.

Jeta në emigracion ka qenë e vështirë për Anisën por gjithsesi i’a ka dalë mbanë. Pas shtatë vitesh sprova vjen për të realizuar një ëndërr të shumëpritur…!

Thomai dhe Donika përqafojnë për herë të parë pas shtatë vitesh vajzën e tyre Anisa. Por lumturia më e madhe është takimi me dy nipërit, njërin prej të cilëve e shohin për herë të parë. Familja u bashkua sërish!

Për 15 vite Naimja është rritur larg të ëmës, me dhunë fizike e psikologjike nga njerka e saj. Me kalimin e viteve, arriti të kuptonte të vërtetën e t’i jepte drejtim jetës së saj… Sot ka ardhur për t’i kërkuar falje mamasë së saj Majlinda e për t’i bërë dhe një premtim…! Askush nuk mund të futet mes dashurisë së një nëne me fëmijët e saj. Këtë Naimja e ka provuar më së miri me mamanë e saj Majlinda. Kur mendoi se kishte mbetur e vetme, pa njeri, nëna ishte aty duke e pritur. Nga sot, vajza i premton se nuk do ndahen më kurrë por të bashkuara do përpiqen të afrojnë dhe vëllain tjetër…

“Liv Hospital” vjen me risitë me inovative për kurimin e tumorit të mëlçisë dhe pankreasit. I ftuar një nga kirurgët më të njohur të transplantit të mëlçisë në Turqi, prof.dr . Koray Karabulut si dhe përfaqësuesja e këtij rrjeti spitalor për Shqipërine, Alketa Brahushaj…

Sot tek “Shihemi në Gjyq” kanë ardhur dy vëllezër nga Kosova. Mentori ka një mosmarrëveshje me Fatmirin për shkak të një shume të madhe parash të investuara në një pronë të blerë në Malin e Robit mbi 25 vite më parë. Si atdhetar i flaktë, Fatmiri ka menduar të kryejë një investim në Shqipëri ku do punësoheshin shumë persona e për këtë kishte marrë miratimin edhe të një kompanie gjermane. Gjithçka ishte në rregull edhe me planin urbanistik të zonës derisa kjo u anashkalua dhe ndërtimet rreth e rrotull e penguan këtë zhvillim. Toka është blerë në emër të bashkëshortes së Fatmirit me të cilën ai po ndahet. Meraku i vëllait të tij Mentorit është se të gjitha paratë e derdhura në atë vend do të humbasin sepse emrat e tyre nuk figurojnë askund. Si do të zgjidhet ky konflikt mes vëllezërve?

Ana Ngjela në profesion është mësuese historie, ndërsa sot është konkurrente në formatin ‘Të panjohurit’. Identitetet sot janë mjaft interesante, por ndjekim strategjinë e Anës për të parë si do të shkojë historia e saj sot në ‘Të panjohurit’.