Flutura është në një konflikt të ashpër me bashkëshortin e saj Veladinin dhe nuk po gjen dot gjuhën e komunikimit me të.

Shkak është bërë një shumë prej 20 milionë lekësh të vjetra që ai i ka dhënë borxh prej shumë vitesh tek dy persona. Ata nuk po i’a kthejnë paratë dhe për këtë Flutura fajëson të shoqin i cili është treguar i pa kujdesshëm.

Një pjesë e mirë e atyre lëkëve, ajo thotë se janë nga puna e saj prej 15 vitesh në Greqi të cilat Veladini i’a ka marrë pa e pyetur fare. Si do të gjendet zgjidhja e këtij problemi i cili po rrezikon marrëdhënien bashkëshortore pas 32 vitesh martesë?