Trupi i një 13-vjeçareje është gjetur i masakruar me thikë në një pyll, bën me dije policia britanike e Hampshire.

Nga hetimet paraprake dyshohet se trupi i përket Lucy McHugh, e cila u gjet pranë qendrës sportive Southampton, të enjten në mbrëmje.

Policia arrestoi një 24-vjeçar si të dyshuarin kryesor të kësaj ngjarje tragjike. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur, pasi i riu ka dashur të abuzojë seksualisht me të miturën.

Vajza ka dalë nga shtëpia mëngjesin e së mërkurës dhe është parë nga dëshmitarët po atë ditë, shumë pranë qendrës sportive ku është gjetur dhe trupi.

Grupi hetimor është duke punuar për të zbardhur shkaqet e vërteta të therjes së 13-vjeçares.

/tvklan.al