Duhanpirësit po nxiten për të ndaluar hedhjen e bishtave të cigareve në puseta për shkak të ndikimit të tyre te gjallesat e detit. Sipas Daily Mail, ata janë forma më e përhapur e mbeturinave në Britaninë e Madhe dhe studimet tregojnë se vetëm një bisht cigareje është shumë toksike për peshqit.

Shumica e njerëzve nuk kuptojnë se bishtat përmbajnë plastikë dhe mund të shpëtojnë nga sistemet e filtrimit të ujit dhe të ujërave të zeza dhe të përfundojnë në det, thonë ambientalistët.

Bishtat, të përbëra nga acetati i celulozës, janë një ndotës i madh i lumenjve dhe deteve në botë. Rreth 3.6 milion duhanpirës pranojnë se kanë hedhur një bisht cigareje në kanalet e kullimit në Britani muajin e kaluar. Vetëm 38 % e tyre kuptojnë faktin që filtrat e cigareve përmbajnë plastikë dhe janë një kërcënim për ambientin.

Në Mbretërinë e Bashkuar po ndërmerren një sërë nismash për të ndërgjegjësuar duhanpirësit mbi dëmet që sjell hedhja e bishtave të cigareve vend e pa vend./tvklan.al