Artisti Zef Paci sjell për publikun më shumë se 80 foto të viteve ’40 në Shkodër

Këto shkrepje i përkasin fotografit shkodran Pjetër Rraboshta. Janë më shumë se 80 fotografi nga 1600 fotografi të viteve 1940-1950 që artisti Zef Paci i ka përzgjedhur për publikun.

Kjo ekspozitë nuk kërkon të shterojë prurjen interesante që vjen nga një fotograf si Pjetër Rraboshta, por kërkon të japë një fragrancë se çfarë përmbajnë këto imazhe të printuara dhe disa të projektuara, të japë një shije të qëndrimit, botëkuptimit të tij dhe për pasoje, edhe të Shkodrës, të periudhës ku ai veproi si fotograf”.

Përzgjedhja e fotove nuk ka qenë e lehtë.

Duke respektuar estetikën e hapësirës, për të mos e shfuqizuar duke e shumëfishuar imazhin, mbeta këtu”.

Këto foto familja e fotografit ia ka dorëzuar muzeut Kombëtar Marubi. Pjetër Rraboshta ka shëtitur në qytete dhe malësi dhe më së shumti ka inkuadruar përditshmërinë e njerëzve në ato vite.

Klan News