Kërkon të bind Kylian Mbappe për të mos u larguar nga PSG: Do ishte një tjetër telash

Saga rreth të ardhmes së Kylian Mbappe është kthyer sërish në një çështje shtetërore. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka shfrytëzuar rastin për të kërkuar bindjen e 25-vjeçarit për të mos u larguar nga Parc des Prince, me synimin për të qenë sa më gjatë në kampionatin francez.

Në bisedën e zbardhur mes palëve gjatë vizitës së Mbappe në Elysse, kreu i shtetit francez i është drejtuar sulmuesit me fjalët se nëse largohet drejt Real Madrid do të krijonte sërish telashe jo vetëm për PSG-në, por edhe për elitën e futbollit vendas.

Kjo nuk është hera e parë që Macron ndërhyn në çështjet e brendshme të klubit francez kur bëhet fjalë për nënkampionin e Botës. Edhe në të shkuarën, presidenti francez u përfshi në bisedimet për rinovimin e kontratës mes Mbappe dhe PSG-së, me ndërmjetësimin e tij që ndihmoi klubin francez për të firmosur me 25-vjeçarin.

Por tashmë duket se gjërat kanë ndryshuar, pasi divorci i Mbappe me PSG-në është zyrtar. Sulmuesi pritet që të prezantohet tek Real Madrid përpara fundit të sezonit aktual, pasi ka arritur akordin për të firmosur në Spanjë.

Klan News