UKT
UKT

LAJMET
LAJMET

EMISIONET NË TV KLAN

SERIALET NE TV KLAN

SERIALET NE TV KLAN

Ironia e fatit

Ai humbi familjen dhe kërkonte të shkonte pas tyre. 4 të mbijetuar nga një aksident i frikshëm. Duhet të rigjejnë forcën tek dashuria për të rishkruar jetën e tyre. Nuk ishin ata që u përplasën, por fatet e tyre. Nga kompania më e suksesshme “Ay Yapim” dhe nga regjisori i “Ezel” apo “I infiltruari”, vjen suksesi i radhës. Një serial i jashtëzakonshëm me kastën më të famshme, me aktorët yje si Kivanç Tatlitug, Elçin Sangu, Melisa Pamuk, Alperen Duymaz e shumë të tjerë. “Ironia e Fatit”, premierë ekskluzivisht vetëm në Tv Klan

  • E martë, e mërkurë, e diel ora 21:00

Intrigat e pushtetit

Fituesi i 35 çmimeve ndërkombëtare, nga 206 kandidatura. 2 çmime “Golden Globe” si seriali dramatik më i mirë i vitit dhe seriali më i kandiduar në çmimet Emmy. Seriali politik më i ndjekur dhe më i përfolur i 5 viteve të fundit. Hakmarrja e një politikani sëbashku me gruan e tij, kundër atyre që e tradhtuan. I mashtruar nga Shtëpia e Bardhë, një kongresmen amerikan vendos të ngjitet i pamëshirshëm në majën më të lartë të pushtetit. Shantazhi, joshja dhe ambicia janë armët e tij.  Një nga serialet më të klikuar në Netflix, për herë të parë në një televizion shqiptar. Me Kevin Spacey dhe Robin Wright, “House of Cards”, seriali i rekordeve në audiencë, premierë ekskluzive në Tv Klan.

  • E hënë - e enjte ora 23:15

Kryeqyteti Abdylhamid

Abdylhamit Han ishte sulltani më modern dhe inovator i të gjitha kohërave. Ai kishte shumë projekte për të ardhmen e shtetit, madje planifikoi edhe një tunel nënujor në Stamboll, i cili u ndërtua në vitin 2017. Ai ishte vizionar dhe filantropist. Sidoqoftë, si pasojë e disa tradhtarëve brenda pallatit dhe madje edhe brenda familjes së tij, ai nuk arriti dot t’i përfundonte të gjitha projektet e planifikuara.

  • E hënë - e premte ora 20:00

Një mundësi e dytë

Ai humbet avionin që rrëzohet më pas. Vdekja e tij e rreme e ngjit atë në majë të klasifikimeve si artist. I detyruar të arratiset për të filluar një jetë të re, me një identitet tjetër, si Migel, ai takohet me Lusian, një nënë e divorcuar me 2 fëmijë. Një krim i stisur rrënon një dashuri të madhe. 20 vjet më pas, secili ka nisur një jetë të re, larg njëri-tjetrit. Ish-Lusia, tashmë DJ Ariela duhet të ribashkojë familjen e saj dhe të rigjejë dashurinë e humbur. Duke shëruar plagët e së shkuarës, vetëm ti mund t’i ofrosh jetës tënde një shans të ri. “Një mundësi e dytë”, seriali më i suksesshëm në Brazil, prodhim i vitit 2018-2019, me yllin brazilian Giovanna Antonelli (Zhade në serialin “Kloni”), nga data 3 Shtator, çdo ditë nga e hëna në të shtunë, në orën 16:05, premierë në Tv Klan.

  • E hënë - e shtunë ora 16:05

ÇUKUR

“Çukur” (Gropa) është emri i një prej lagjeve më të rrezikshme të Stambollit, ku të gjithë njerëzit e cilësojnë njëri-tjetrin anëtarë të një familjeje të madhe që mbijetesën e siguron nga paratë e krimit. Një histori rrënqethëse mbi dashurinë, familjen dhe komunitetin, bazuar tek një i ri që rikthehet në lagjen e tij të vjetër për të zëvendësuar të atin si kreu i një klani kriminal. “Çukur” tregon historinë e Jamaçit nga familja influente Koçova që sundon Çukurin. Kur Jamaç takon Senën, ai bie në dashuri me të dhe martohet brenda pak ditësh.

  • E hënë - e shtunë ora 14:30

Ertugrul

Ertugrul, njeriu që vendosi për fatin e botës. Ai që themeloi perandorinë më të madhe e cila sundoi botën për 6 shekuj. Seriali më i mirë i vitit 2015, triumfues në shikueshmëri që nga episodi i parë. Seriali më i kushtueshem deri më tani me veshje dhe skenografi mahnitese! I vlerësuar nga kritika, fitues i dhjetera çmimeve dhe i bazuar në ngjarje historike. Në këtë luftë ka spiunë, tradhëtarë dhe kalorës. Në këtë udhëtim ka intriga, rreziqe dhe vdekje. Në këtë histori ka miqesi, sakrificë, guxim dhe trimëri. Në këtë sagë ka një histori magjepsëse dashurie.

  • E hënë - e martë ora 21:00

Bidaai

Historia e dy motrave, fati i të cilave do të përcaktohet nga pamja e tyre e jashtme. Jeta e Sadnes, vajzës së adoptuar është e lumtur. Të gjithë e duan pasi është e bukur. Ndryshe ndodh me të motrën e cila nuk gëzon hijeshinë e saj.Nëna e tyre bën diferenca mes vajzave, duke dashur më shumë atë biologjike. Sadna fillon të “ndëshkohet” për bukurinë e saj, por Ragini e do atë pa kushte.

  • E hënë - e shtunë ora 17:30

Xhesuri dhe e bukura

Në historine më të bukur të dashurisë, mes hakmarrjes dhe ndjenjave të sinqerta. Xhesuri i pashem vjen tek më i forti dhe më i pasuri i zonës me një plan të caktuar, pa e ditur që zemrën do t’ja vjedhë me shikim të parë Syhan, vajza e bukur e armikut te tij të përbetuar. Xhesuri dhe e bukura, një tjetër sukses i padiskutueshëm!

  • E hënë - e shtunë ora 16:35

PolitikëMË shumë

Këmbimi valutor
Valuta Blihet Shitet

EUR

121.20

121.90

USD

109.40

110.20

GBP

135.70

137

CHF

110

111

Horoskopi 21 Tetor 2019
Dashi

Marrëdhëniet tuaja nuk duken të tensionuara me nisjen e javës së re dhe kjo është diçka e mirë, por nëse doni që gjërat të qëndrojnë në këtë mënyrë, përpiquni të mos bëni komente që mund të mërzisin të tjerët.

Demi

Pa marrë parasysh me kë keni pasur zënka javët e fundit, punët mund t’i rregulloni sërish. Lidhja e sotme e Venusit me Neptunin do ju ndihmojë të fokusoheni në gjërat që ju keni të përbashkëta.

Binjaket

Bëni çfarë ndjeni se duhet të bëni sot dhe mos humbni gjumin duke menduar pasojat. Ajo që do të ndodhë do të ndodhë, e siç ka ndodhur edhe në të kaluarën, asgjë nuk do të shkojë aq keq sa druheni.

Gaforrja

Fuqia juaj e vetëdisiplinës është testuar ditët e fundit dhe lajmi i mirë është se ia keni dalë me sukses. Tani duhet t’u tregoni njerëzve të tjerë si të qëndrojnë të qetë dhe të mos humbin kontrollin.

Luani

Ka pasur shumë drama në jetën tuaj të vonë. Ditë tepër të mira do të vijnë, por akoma nuk ka ardhur koha e duhur.

Virgjeresha

Venusi, planeti i dashurisë, do ju ndihmojë në përmirësimin e marrëdhënies tuaj që është përkeqësuar javët e fundit. E rëndësishme është që të dy duhet të qetësoheni.

Peshorja

Lidhja e Venusit me Neptunin do të bëjë që ta keni të vështirë të arrini tek njerëzit që kanë vërtetë nevojë për një dorë ndihme. Mos jini shumë përzgjedhës në zgjedhjen e personave që doni të ndihmoni.

Akrepi

Të gjithë kanë frikë dhe ankthe, kështu që mos mendoni se jeni i çuditshëm ngaqë druheni se çfarë mund të sjellë e ardhmja. Gjithmonë duhet të keni një objektiv dhe gjithmonë lëvizni në drejtim të tij, hap pas hapi.

Shigjetari

Është tepër e rëndësishme të ruani pozitivitetin tuaj sot, veçanërisht nëse jeni i përfshirë në situata ku të gjithë duhet të japin shumë për të arritur suksesin.

Bricjapi

Një mundësi për të përmirësuar statusin tuaj do të shfaqet para jush papritur. Duhet të bëni maksimumin ta shfrytëzoni pa u ngutur.

Ujori

Lidhja e Venusit me Neptunin do ju ndriçojë ditën sot duke ju ndihmuar të kuptoni faktin se njerëzit kanë të drejtë të jenë të ndryshëm dhe se pa këtë diferencë, bota do të ishte një vend shumë më i keq. Vërtetë dëshironi që të gjithë të jenë si ju?

Peshqit

Udhëheqësi juaj, Neptuni, ndërlidhet me Venusit, planetin e dashurisë, duke ua bërë më të lehtë të ndjeni dhimbjet e të tjerëve. Por kurrsesi nuk duhet të lejoni që dhimbja e tyre të bëhet dhimbja juaj. Ndihmojini të tjerët të zgjidhin problemet nëse mundeni, por mos lejoni që problemet e tyre t’ju mbysin edhe ju.

AktualitetMË shumë

Showbiz

KulturëMË shumë

KurioziteteMË shumë

LifestyleMË shumë