Kombëtarja zhvilloi një seancë stërvitore paraditen e së dielës në Elbasan Arena para nisjes në Skoci për sfidën e dytë të Ligës së Kombeve.

Me grupin është bashkuar Ergys Kaçe, i cili nuk ishte pjesë e skuadrës në përballjen me Izraelin.

Një rikthim pas gati 1 viti me kuqezinjtë për Kaçen. Suksesi në sfidën e së premtes me përfaqësuesen izraelite ka shtuar dëshirën te ambienti i Kombëtares për të synuar vendin e parë në grup.

Në kërkim të fitores është Skocia. Ky është objektivi sipas mediave vendase, pasi çdo rezultat tjetër do të shikohej si dështim në startin e Ligës së Kombeve. Trajneri Alex McLeish kërkon që të mos përsëriten gabimet e miqësores me Belgjikën e humbur me rezultatin 4 – 0. Përballja Skoci – Shqipëri do të luhet të hënën në orën 20:45 në stadiumin “Hampden Park” të Gllazgout.

Tv Klan