Shënohej çdo 32 minuta, Anglia me mbrojtjen më të mirë

Euro 2020 ishte një ndër turnetë më të sukseshëm të historisë së Europianëve. Lumë golash u shënuan në 51 sfidat e zhvilluara në shumicën e shteteve të Bashkimit Europian, me maksimumin që arriti në 6 realizime brenda kohës së rregullt. Shifra të shënuara në 3 sfida, ndërsa totali i të gjithë është mbyllur në 142 golash.

Të dhëna fantastike, që i dhanë një tjetër shtysë festës futbollistike 30 ditore. Një gol në Europianin e këtij viti realizohet çdo 32 minuta, me një mesatare prej 2.79 golash për ndeshje.

Më shumë gola në këtë Europian u realizuan mes harkut 46 deri në minutën e 60-të, teksa shtesa e dytë ishte më pak produktive me 2 gola. Në 5 raste, ndeshja është vendosur në minutat e fundit të kohës së rregullt. Italia dhe Spanja kishin sulmin më të mirë, me 13 gola, ndjekur më pas nga Danimarka me 12 e Anglia me 11 gola.

“Tre Luanët” kishin edhe mbrojtjen më të mirë, me 5 sfida që nuk pësuan gol nga 7 në total, ndërsa Italia finaliste shmangu golin në 3 sfida.

Klan News