Gjermania shmangu humbjen në fund ndaj Zvicrës, në sfidën e Grupit A, aty ku barazuan 1-1.

Kombëtarja helvete i shkoi shumë afër fitores, por pak sekonda nga fundi, u “thyen”.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Zvicrës falë golit të Ndoye në minutën e 29-të, ndërsa Fullkrug, vendosi baraspeshën në minutën e 92-të.

Vlen të përmendet, se u anuluan edhe dy gola, nga një për secilën kombëtare.

Me këtë barazim, Gjermania ruan vendin e parë në grup me 7 pikë, ndërsa Zvicra renditet e dyta me 4 pikë.


ZVICËR-GJERMANI 1-1

Ndoye 29’/ Fullkrug 92′


Ndeshja minutë pas minute:

Mbyllet ndeshja.

90+2’- Gooool Gjermania 1-1! Fullkrug, bën që të shpërthejë festa e madhe. Sulmuesi barazon shifrat, duke shënuar me kokë, pas një krosimi të marrë nga Raum.

Akordohen 4 minuta shtesë!

88’- Pritje spektaklolare e Manuel Neuer. Portieri i Gjermanisë, i mohon supergolin nga jashtë zone Granit Xhakës.

84’-Zvicra shënon të dytin me Vargas, që ia del të mposhtë Neuer. Goli anulohet për pozicion jashtë loje nga arbitri dhe konfirmohet nga VAR-i.

81’- Sommer grushton një top të rrezikshëm që po i drejtohej portës. Gabon Sane me gjuajtjen e tij, që shkon shumë larg kuadratit.

75’- Trajneri Nagelsmann bën lëvizjet e fundit. Sane dhe Fullkrug futen në fushë, në vendin e Musiala dhe Wirtz.

70’- E pafalshme çfarë ka humbur Kimmich, pak metra nga vija fatale. Akanji bën heroin me një ndërhyje vendimtare, duke shpëtuar një gol të sigurt.

68’- Havertz provon me kokë, por topi shkon mbi traun e portës.

67’- Granit Xhaka ndëshkohet me karton të verdhë, për ndërhyrje të gabuar të shkaktuar ndaj Musiala.

65’- Trajnerët bëjnë lëvizjet e radhës. Te Zvicra, largohen Ndoye, Embolo dhe Reider, ndërsa aktivizohen Duah, Vargas dhe Amdouni. Te Gjermania, Andrich, i lë vendin Beiner.  

61’– Dy zëvendësime te Gjermania. Largohen Mittelstadt dhe Tah, për t’i lënë vendin Schlotterberk dhe Raum.

55’- Me fat Zvicra. Një gjuajtje e Toni Kroos nga jashtë zone, nuk ka koordinatat e duhura. Shpëton Sommer, me portierin që dukej i dorëzuar.

51’- Sommer mban portën e paprekur, pas një gjuajtje të fortë nga Musiala në hyrje të zonës. Gundogan, nuk përfiton dot nga topi i kthyer.

48’- Embolo futet bukur në zonë, por vonohet shumë për të gjuajtur dhe e humbet aksionin.

45′- Nis pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë!

45′- Akordohen 2 minuta shtesë.

42’- Tjetër tentativë e dështuar nga Gjermania. Havertz merr një pasim të shkëlqyer në zonë nga Musiala, por gabon me gjuajtjen e tij.

41’- Rudiger i shkon shumë afër golit të barazimit. Mbrojtësi nuk gjuan si duhet me kokë, pas një krosimi të marrë nga Kroos.

32’- Tjetër mundësi e mirë për Zvicrën, me Ndoye, që i afrohet golit të dytë, por topi shkon ngjitur me shtyllën e majtë.

29’- Goool Zvicra 1-0! Helvetët në avantazh, falë një goli të shënuar nga Ndoye. Sulmuesi shfrytëzon si duhet një krosim të Freuler dhe e dërgon topin në rrjetë.

25’- Ndoye bëhet i ndëshkuari i parë i ndeshjes. Ndërhyrja ndaj Rudiger, i kushton kartonin e verdhë mbrojtësit.

17’- Anulohet goli i avantazhit për Gjermaninë. Andrich me një gjuajtje nga jashtë zone, e ndal topin në fundin e rrjetës. Sommer gabon gjithçka, duke mos e ndalur dot topin. Pas rishikimit në VAR, arbitri e anulon golin, për faull të Musiala gjatë aksionit.

15’- Dominim i gjermanëve në këtë start të ndeshjes, me “pancerat” që janë hedhur në sulm, në kërkim të avantazhit.

12’- Havertz shpërdoron një mundësi shumë të mirë në zonë. Sulmuesi rrëzohet në zonë dhe pretendon për penallti, por arbitri e konsideron gjithçka të rregullt.

10’- Ndoye rrëmben një top të rrezikshëm në afërsi të zonës. Sulmuesi gabon në pasimin e fundit dhe bllokohet nga Rudiger.

2’- Gjermania e nis menjëherë në sulm. Schar shpëton një aksion të rrezikshëm në zonë, me Gundogan që do të dilte i vetëm me portierin.

Starton takimi!


FORMACIONET ZYRTARE:

Zvicra: Sommer, Schar, Akanji, Rodriguez, Aebischer, Xhaka, Freuler, Widmer, Ndoye, Rieder, Embolo.

Gjermania: Neuer, Mittelstadt, Tah, Rudiger, Kimmich, Andrich, Kroos, Wirtz, Gundogan, Musiala, Havertz.

/ tvklan.al