Gjermania ka nisur përgatitjet për sfidën kundër Danimarkës të vlefshme për raundin e të 16-ve të Euro 2024.

Nga qendra stërvitore e ‘pancerave’ në ‘Herzo-genaurush’, drejtori sportiv Rudi Voeller tha se Danimarka është “një kundërshtar i rrezikshëm”.

“Danimarka është një kundërshtar i rrezikshëm, ne e dimë këtë! Por sidoqoftë, ne jemi optimistë dhe mbi të gjitha kemi vetëbesimin që e kemi fituar pas tre ndeshjeve në fazën e grupeve. Me këtë besim duam të kualifikohemi! Do të jetë një sfidë e vështirë, siç e kemi parë tashmë në dy ndeshjet e fundit, por ne jemi plotësisht të fokusuar. Dhe nëse shmangim disa nga gabimet që bëmë në ndeshjen në Frankfurt, atëherë do të shkojmë në çerekfinale.”

Ekipi i drejtuar nga Julian Nagelsmann do të përballet me danezët në Dortmund më 29 Qershor.

Mbrojtësi Antonio Ruediger pësoi “një tërheqje të lehtë” në ndeshjen kundër Zvicrës dhe aktualisht po trajtohet dy ose tre herë në ditë nga stafi mjekësor, por është ende herët për të thënë “diçka” në lidhje me rekuperimin e tij.

Klan News