Pas Toni Kroos, kombëtarja e Gjermanisë, ka humbur një tjetër mesfushor për të ardhmen. Ilkay Gundogan, ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen nga kombëtarja.

Futbollisti 33-vjeçar, ka vendosur të fokusohet vetëm të klubet, duke i dhënë fund karrierës me kombëtaren.

Në profilin e tij, Gundogan njoftoi se aventurës së tij në kombëtare, i ka ardhur fundi, ndërsa largohet pas 82 ndeshjeve, ku shënoi 19 gola.

Mesfushori mbajti veshur fanellën e “pancerave” nga viti 2011, kur bëri debutimin dhe e mbyll pas Europianit.

Një lëvizje e papritur nga lojtari, që në ditët e fundit është shumë i përfolur edhe në merkato, pasi ka vendosur të largohet nga Barcelona. /tvklan.al