Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani deklaroi në Konferencës së Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024” tha se “ligji i ri i Shërbimit të Jashtëm, synon t’i japë një energji të re diplomacisë sonë”.

Hasani u ndal tek arritjet e viteve të fundit në politikën e jashtme të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, OSBE, Këshillin e të Drejtave të Njeriut në Gjenevë dhe në Samitin e vendeve të Europës Juglindore-Ukrainë.

Akademia Diplomatike sipas shefit të diplomacisë shqiptare duhet të ketë një fytyrë dhe një përmbajtje të re dhe të shërbejë si një urë komunikimi e bashkëpunimi mes aktorëve të politikës së jashtme dhe shoqërisë civile e botës akademike.

Ministria e Jashtme nënvizoi Hasani do të sigurojë një koordinim ndërministror duke zbatuar sinergji dhe njohuri efektive, por duke marrë qartësisht drejtimin.

Klan News