Mesa duket fati i Rey Manajt është shumë larg Barcelonës. Mediat spanjolle raportojnë se për të riun nga Lushnja ka interesim nga Greqia dhe Turqia.

Më konkretisht, skuadra që kërkon shërbimet e Manajt është PAOK-u i Selanikut. Skuadra greke është tashmë në kërkim të një sulmuesi dhe emri i Rey Manajt është lakuar shumë ditët e fundit.

Mirëpo sipas Gianluca di Marzio, së fundmi në garë ka hyrë edhe ekipi turk i Kasimpasa. Madje për spanjollen “Sport”, ky destinacion është më shumë i mundshëm për t’u realizuar.

Rey Manaj mbërriti në Barcelona B në merkaton e dimrit nga Albacete. Ai shënoi vetëm dy gola në nëntë ndeshje. /tvklan.al