Fatmir Sejdiu: “Jemi për dialog dhe për t’i kontribuuar shtrirjes sa më të shpejtë të EULEX-it në Kosovë duke respektuar dhe zbatuar projektin e presidentit Ahtisari, kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Ju informojmë se kemi pasur bisedime për dokumentin e prezantuar nga bashkësia ndërkombëtare si rezultat i bisedimeve me Beogradin që ka të bëjë me vendosjen e EULEX-it në Kosovë. Institucionet e Republikës së Kosovës konsiderojnë se elemente substanciale të dokumentit gjashtë pikësh të prezantuar nuk janë të pranueshme për Kosovën në formën e tanishme të tyre. Shprehëm gatishmërinë për të vazhduar dialogun me bashkësinë ndërkombëtare, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të siguruar vendosjen sa më të shpejtë të EULEX-it në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”.

Hashim Thaçi: “Ne jemi shtet i pavarur si Kosovë sovran dhe demokratik, kemi kushtetutën moderne që respekton në kuptimin më afirmativ të drejtat e minoritarëve. Kosova është shpallur shtet në bazë të dokumentit të presidentit Ahtisari, të përkrahur nga bashkësia ndërkombëtare. Vlerësojnë se për Kosovën elemente substanciale të gjashtë pikëshit të prezantuar në formën aktuale janë të papranueshme.”/tvklan.al