Rreth 1 mijë pasagjerë dhe mbi 200 mjete kanë qëndruar për disa orë në portin e Vlorës në pritje për t’u nisur drejt Italisë. Një defekt në sistemin kompjuterik të kontrollit të dokumentacionit, ka bërë që lundrimet e parashikuara për në orën 12 të mesditës të shtyhen për një tjetër orar.

Emigrantët e vendosur në radhë nuk janë lejuar të kalojnë traun e sigurisë, ndërkohë që nuk janë lajmëruar për vonesat e parashikuara.

“Asnjë informacion, vetëm presim që të hapin portin që të kalojmë.”

“Rreth gjysmë ore më duket më tepër. Për problemin në kontrollin e pasaportave.”

Në këtë situatë përpunimi i pasagjerëve në sportelet e doganës është bërë me shkrim dore, duke shënuar në regjistër të dhënat e dokumentacionit të tyre dhe automjeteve.

Mësohet se bllokimi i sistemit Team ka ndodhur në të gjitha pikat kufitare më shtetet fqinj dhe për riparimin e tij puna ka nisur që në orët e para të mëngjesit./tvklan.alGazetare: Ornela Hila