Veshje me motive ari për koleksionin Pranverë/Verë 2023

Veshje me shkëlqim të artë ka përzgjedhur stilisti italian me famë botërore Xhorxho Armani, për koleksionin e tij për periudhën Pranverë/Verë të vitit të ardhshëm.

Jo pa qëllim edhe sfilata e tij e radhës në javën e modës në Milano titullohej „Fija e Artë“. Ngjyrat e lehta si të rërës dhe grija e zbehtë dominonin xhaketat e zgjatura dhe pantallonat e lirshme, të kombinuara me çanta dhe sandale të sheshta ngjyrë ari.  Nuk mungonin edhe ngjyrat e theksuara dhe motivet e luleve.

Stilisti 88-vjeçar ka prezantuar edhe koleksione të tjera gjatë javës së Milanos, përfshirë ato të vjeshtë dimrit të vitit të ardhshëm.

Tv Klan