Atletico Madrid ngjitet e treta, kryeqytetasit mposhtin me 10 lojtarë Kadiz, parakalojnë Barcelonën

Atletiko e Madridit ka marrë momentalisht vendin e tretë në La Liga. Kryeqytetasit mposhtën 2-1 Kadizin dhe parakalojnë në renditje Barcelonës.

Atletiko e Madridit vuan por në fund ia arrinë që të marrë pikët e plota në javën e 28-të të La Ligës spanjolle.

Skuadra e Simeones fitoi 2-1 në shtëpi përballë Kadiz dhe kalon në vendin e tretë në renditje, gjithmonë në pritje të sfidës së Barcelonës kundër Osasunës. Goli i Zhoa Feliks kapi në befasi Kadizin.
Gjithsesi miqtë arritën të riktheheshin në lojë, duke barazuar llogaritë në 1-1 me anë të Alvaro Negredos.


Pjesa e parë u mbyll me shifrat e barabarta, ndërsa në të dytën, Rodrigo de Pol shënoi golin e fitores dhe i dha 3 pikëshin e radhës ekipit kryeqytetas. Suksesi i katërt radhazi për Atletikon e Madridit, që merr një fitore mjaft të dhimbshme por me tepër vlerë për garën për një biletë në Champions League në sezonin e ardhshëm.

Klan News