Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, dënon dhunën në protestë dhe kujton se organizatorët e protestës janë përgjegjës për akte të tilla.

Në një intervistë, eurodeputeti shprehet se nëse vendi  nuk ka një parlament funksional dhe nëse opozita nuk kontribuon askush nuk duhet të habitet nëse hapja e negociatave shtyhet sërish.

“Për momentin, ajo që kam dëgjuar unë tingëllon shumë e rrezikshme. Kam dëgjuar që opozita jo për herë të parë, do të djegë mandatet dhe këtë nuk e kuptojmë në Bruksel. Politikanët, anëtarët e parlamentit zgjidhen për të përfaqësuar në parlament një alternativë”.

E dyta, kam dëgjuar që mund të ketë një bojkot të zgjedhjeve gjithashtu, por shpresoj që ky të jetë vetëm thashethem, sepse mendoj se zgjedhjet do të zhvillohen gjithsesi.

Kam parë kryesisht njerëz shumë paqësor në protestë, por pashë edhe disa që përdorën dhunë kundër Kryeministrisë. Duhet të jemi të qartë të gjithë, qoftë opozita, qoftë mazhoranca që dhuna nuk lejohet.

Më shqetëson më shumë bojkoti apo djegia e mandateve, nuk jam i sigurt që s’do të jetë shqetësuese nëse Shqipëria nuk ka një parlament funksional apo nëse opozita nuk do të kontribuojë, prandaj po mendoj se do të ndikojë dhe mund vetëm të shpresoj që kushdo ta kuptojë që s’duhet të habiten nëse shtyhet sërish”.

Ju lutem mos hiqni dorë nga mandatet, ju lutem bëni punën tuaj”

, është shprehur Fleckenstein./abcnews.al