Policia e Fierit ka vënë në pranga një person si dhe ka sekuestruar 15 doza kokaine.

“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bazë të informacione të siguruara në rrugë operative se një shtetas merrej me  shpërndarje të drogave të forta në doza të vogla, organizuan punën duke  finalizuar operacionin e koduar “Kristali”. Si rezultat i operacionit, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit L.Ç, 37 vjeç, Policia  gjeti dhe  sekuestroi në cilësinë e provës materiale 15 doza me lëndë narkotike të dyshuar Kokainë

”, njofton policia.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

/tvklan.al