Një numër i kufizuar i personave në fushë dhe stadium

Në pritje të një leje për rinisjen e futbollit në Shqipëri është përgatitur një protokoll paraprak fedetata. Kushtet në Covid-19 do të ketë një vëmendje të madhe për të kufizuar numrin e të pranishmëve në fushën e lojës.

Përveç lojtarëve dhe stafeve teknikë do të jenë të autorizuar vetëm një numër i pakët personash gjatë zhvillimit të një ndeshje. Në fushën e lojës dhe përqark saj do të lejohen përveç lojtarëve dhe stafeve teknike, zyrtarët e ndeshjeve 4 mbledhës të topave, staf sigurie, shërbimi i zjarrfikësve e mjekësore, fotografët zyrtarë të klubeve e kameramanë të transmetimit direkt të sfidës.

Në total më pak se 90 persona. Nuk do të ketë reshtime të skuadrave, ndërsa të krijohet mundësia që të ketë më shumë shumë se një dhomë zhveshje për secilin ekip. Numri i personave në tribunë do të jetë i ulët ku do të përfshihen dhe gazetarët.

Ata do të qëndrojnë në largësi 2 metra nga njëri-tjetri. 59 do të jenë gjithësej. Edhe personat e autorizuar përqark stadiumit do të jenë të paktën 35 në total, ku 20 prej tyre forca rendi.

Tv Klan