Pandemia me Covid-19 në plan të dytë

Kandidati për Kryeministër të parë shqiptar Naser Zyberi, para ndrëtesës së Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, në një seancë të improvizuar qeveritare shpalosi platformën e tij.

Do të kujdesem për shpërndarjen e barabartë të investimeve publike. Ne propozojmë që të kemi klasa të detyrueshme të gjuhës shqipe në çdo shkollë, duke filluar nga klasa e 5-të.

13 Gushti, dita e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, si Festë Kombëtare. Propozoj të arrihet një konsensus në lidhje me himnin e vendit tonë, për ta pasqyruar diversitetin.

Krerët e koalicionit të majtë ‘Mundemi’ Zoran Zaev e Bilall Kasami, kanë orientuar gjithë arsenalin e tyre politik kundër Bashkimit Demokratik për Integrim, kryeoponentit të tyre në njësinë e gjashtë zgjedhore.

“Shoqe dhe shokë, ne do të fitojmë në njësinë e gjashtë zgjedhore do ta mundim edhe BDI-në, do ta mundim edhe Aleancën dhe Alternativën, dhe VMRO-DPMNE-në do ta mundim me së paku dy herë”.

Në Maqedoninë e Veriut beteja epidemike për pushtet sikur e shtyu në plan të dytë luftën kundër epidemisë së koronavirusit. Në kohën kur edhe paraqitjeve publike të zyrtarëve të shëndetësisë ka filluar t’ju vijë erë fushatë elektorale, në Maqedoninë e Veriut brenda një jave janë shënuar 910 raste të reja dhe 47 viktima.

Klan Macedonia