Mikautadze i Gjeorgjisë, Schranz i Sllovakisë, Musiala i Gjermanisë dhe Gakpo i Holandës janë ata lojtarë që kryesojnë renditjen e golashënuesve në Euro 2024, të gjithë në kuotën 3.

I vetmi në garë është Cody Gakpo, i cili ka mundësi të shkojë më tej për të fituar Këpucën e Artë. Kandidatët e tjerë me nga 2 gola janë anglezët Kane e Bellingham, por edhe spanjollët Fabian Ruiz e Dani Olmo që do të luajnë në gjysmëfinale.

Ende pritet që të shpërthejë Kylian Mbappè, i cili deri më tani ka vetëm 1 gol të realizuar me penallti ndaj Polonisë në fazën e grupeve. Kampionatin e kaluar fituesi i Këpucës së Artë ishte Cristiano Ronaldo në kuotën e 5 golave, i cili në Euro 2024 nuk arriti të shënonte dot.

Tv Klan