Kukësi – Apolonia është një nga sfidat e javës së 3-të të Kategorisë së Parë. Verilindorët do të luajnë në shtëpi dhe në “Kukës Arena” nuk dëshirojnë hapa fals.

Gjatë dy javëve të parë, Kukësi ka mundur të fitojë ndaj Erzenit në javën e parë, ndërsa është mposhtur më pas nga Vora. Ndërkohë nga ana tjetër Apolonia ka mundur të sigurojë vetëm 1 pikë. Fierakët kanë barazuar ndaj Kastriotit 2-2 dhe janë mposhtur javën e parë të kampionatit nga Vora.

Si verilindorët ashtu edhe fierakët do të luftojnë “kokë më kokë” mes tyre për 3 pikët e javës së 3-të. Kjo sfidë do të luhet të mërkurën në orën 16:00. Besa kryesuese e renditjes pas dy javësh kampionat sfidon Pogradecin. Kavajasit mbajnë kreun me 6 pikë së bashku me Vorën, teksa këtë mesjavë sfidojnë lagunorët që mbërrijnë në këtë 90 minutësh pas suksesit me Erzenin.

Shijakasit janë skuadra që nuk njeh rezultat tjetër përpos humbjeve dhe kërkon pikët e para kundër Valbonës. Në takimet e tjera, Korabi mat forcat me Burrelin, Kastrioti-Lushnja dhe Flamurtari-Vora.

Klan News