Festa e parë masive në kohë pandemie

Gjermanët nuk kanë pritur hapjen e klubeve të natës të mbyllura si pasojë e pandemisë për të festuar. Qindra janë mbledhur me makinat e tyre në një superfestë, e para e organizuar në kohë pandemie.

Tingujt tekno dhe entuziazmi i DJ kanë zbavitur të pranishmit, të cilët kanë respektuar rregulloren me vetëm dy persona në çdo makinë.

Sipas organizatorit Holger Boesch, i cili ka 32 vjet që bën këtë punë në Gjermani, atmosfera ishte mbase më e mirë se në nje klub nate, pavarësisht fitimeve shumë më të vogla.

Gjermania renditet e pesta sa i përket numrit të të infektuarve me Covid-19 pas Shteteve të Bashkuara, Spanjës, Italisë dhe Francës, por ka arritur të mbajë shumë të ulët numrin e viktimave si pasoje e kryerjes së hershme të testimeve.

Tv Klan