Të gjithë duan një vend në Europë

Këtë të mërkurë do të përcaktohen skuadrat finaliste të Kupës së Shqipërisë. Katër skuadrat e mbijetuara në këtë kompeticion do të luajnë gjysmëfinalet në një ndeshje të vetme. Vllaznia pret Laçin në “Loro Boriçi”.

“Është vetëm një ndeshje dhe mund të shkojë më shumë se 90 minuta. Laçi është ekip me eksperiencë dhe me cilësi, por e di që skuadra ime është e motivuar dhe nëse fitojmë shkojmë në finale. Jemi përgatitur ndryshe për këtë duel dhe jemi gati të bëjmë më të mirën”, tha Brdariç.

Pak ditë me parë, Vllaznia dhe Laçi barazuan pa gola në kampionat dhe kjo ishte si prove para ndeshjes gjysmëfinale nga e cila tekniku gjerman i Vllaznisë duket se ka nxjerrë mësime.

“Duhet të përballemi me ta me të njëjtën ego, duhet grinte dhe agresivitet. Strategjia që përdorëm në Laç ishte e duhura. Tani luajmë në “Loro Boriçi” dhe është një ambient ndryshe dhe fushë më e madhe. Duhet të bëjmë diçka ndryshe”.

Teuta përballet me Skënderbeun. Për durrsakët është ndeshje e lehtë në letër por Skënderbeu nuk duhet nënvlerësuar. Kupa është rruga më e shpejtë për të siguruar pjesëmarrje në kupat e Europës. Të katërta këto skuadra do të impenjohen maksimalisht për t’ia arritur.

Tv Klan