Ata ankohen për konkurrencë të pandershme dhe faktin që janë prekur nga ndryshimet klimatike
Me koshere jashtë parlamentit. Kështu kanë zgjedhur të protestojnë bletarët në Greqi.
Bletarët e shtetit fqinj ankohen për konkurrencë të pandershme dhe për cilësinë që kanë produktet e huaja.
“Ne jemi këtu për të protestuar për mjaltin e importuar që po importohet nga kufijtë, që shitet si mjaltë grek në supermarkete.”
“Po importohen kaq shumë ton mjaltë dhe rezultati është që çmimet tona janë shumë të ulëta. Pyjet po digjen, tregu është i vështirë, ne jemi gati të lëmë punën.”
Bletarët shprehen gjithashtu se janë të prekur nga ndryshimet klimatike gjë që e ka bërë punën e tyre edhe më të vështirë.
Protesta e bletarëve vjen dy ditë pasi fermerët grekë sollën traktorët e tyre në qendër të Athinës në shenjë proteste duke akuzuar qeverinë e cila nuk po merr masat e duhura mes rritjes së kostove të energjisë dhe prodhimit, por edhe konkurrencës
Klan News