Greqia nuk po gjen akoma qetësi me zjarret pasi beteja me flakët ende po vijon.Vetëm disa ditë pasi  ekipet e zjarrfikësve arritën të shuan një zjarr shkatërrues në Evian Jugore një ater e re ka është shfaqur sërish pranë qytetit bregdetar Marmaris.

64 zjarrfikës ndodhen në zonë  dhe po punohet nga toka dhe nga ajri me 9 helikopterë dhe një avion të cilët janë dërguar për të vënë nën kontroll këtë vatër zjarri. Autoritet janë detyruar të evakuojnë banorët pasi flaket pritet të intensifikohet gjatë orëve të ardhshme

Ndërkohë një zjarr më vete ka  shpërthyer  në një zonë pyjore në zonën e Vilia në Attica, saktësisht një javë pas shfaqjes në të njëjtën zonë ku zjarri qëndroi aktiv për pesë ditë, duke shkatërruar  më shumë se 80,000 hektarë pyje dhe duke djegur shtëpitë e banorëve.

Tani në vendngjarje operojnë 73 zjarrfikës me 25 automjete, 2 grupe këmbësorësh, ndërsa 6 helikopterë dhe 5 avionë po ndihmojnë nga ajri.

Ndërkohë policia ka ndalur qarkullimin e qytetarëve në akset kryesore rrugore pranë zonës për ti mbrojtur ata  si dhe për t’i dhënë mundësi ekipeve të zjarrfikësve të punojnë pa vështirësi.

Më herët , Autoritetet e mbrojtjes civile kishin njoftuar për një “rrezik shumë të lartë” zjarri në shumë zona të Greqisë. Qeveria greke ka fajësuar për fatkeqësinë valën më të keqe të të nxehtit në dekada. Ky vend gjatë muajve të verës është përballur me temperatura të larta që shkojnë  nga 42 deri në 44 gradë Celsius.

Klan News