Vendimi erdhi pasi turistët shkelën vlerat dhe etikën e shoqërisë

Një grup i arrestuar në Dubai pas pozuan nudo në ballkonin e një hoteli do të deportohet. 12 gra ukrainase dhe një burrë rus u arrestuan pasi një video e postuar në mediat sociale tregonte një grup që pozonte nudo në zonën elitare Marina të Dubait.

Ata u akuzuan për shthurje publike, i cili mbart një dënim deri në gjashtë muaj burg dhe një gjobë prej 5,000 dirham ose 981 paund.

Pavarësisht se është një pikë e nxehtë turistike, Dubai ka ligje të rrepta. Çdo person që jeton ose viziton Emiratet e Bashkuara Arabe u nënshtrohet ligjeve të saj dhe  nuk ka përjashtime për turistët.

Policia bëri të ditur se fotografitë nuk pasqyronin vlerat dhe etikën e shoqërisë. Dëbimet e shpejta janë të rralla në Dubai. Rastet si këto zakonisht shkojnë në gjyq ose zgjidhen nën gjykim.

Vendimi erdhi vetëm disa ditë para fillimit të muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit. Nuk është hera e parë që të huajt arrestohen në Dubai.

Në vitin 2017, një grua britanike u dënua me një vit burg për marrëdhënie seksuale konsensuale me një burrë me të cilin nuk ishte martuar. Marrëdhënia doli në dritë kur gruaja e raportoi atë tek autoritetet.

Klan News