Prishtina synon që procedurat të përfundojnë brenda vitit

Tashmë është zyrtare se më 13 Tetor Këshilli Evropian ka futur në rend dite çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Vizita që kryediplomati çek do t’i bëjë të enjten Kosovës, lë të nënkuptojë që Çekia që e ka presidencën e BE-së, është e përkushtuar në këtë çështje.

Por edhe nëse merr dritën jeshile nga tri grupe punuese me datë 13, janë edhe disa faza që duhet të kalojnë deri në liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Qeveria nuk ka ndonjë afat se kur do të përfundojnë të gjitha këto procedura meqë e tëra varet nga institucionet e BE-së por përkushtimi i saj është që aprovimi final të ndodh brenda periudhës së presidencës Çeke.

Hapat për liberalizimin e vizave:

1. Pas një vendimi pozitiv çështja kalon për votim në COREPER

2. PE-KE-Këshill fillojnë negociatat për një dokument të pranueshëm

3. Pas gjetjes së konsensusit, LIBE voton edhe njëherë në dokumentin e pajtuar

4. PE voton për amendimin e rregullores që e vendos Kosovën në aneksin e entiteteve dhe territoreve pa regjim të vizave.

4.  Këshilli voton propozimin me shumicë të kualifikuar

5.  Parlamenti Evropian dhe Këshilli nënshkruajnë aktin ligjor

6.  Akti publikohet në gazetën zyrtare dhe hyn në fuqi 20 dite më pas.

Tv Klan