Përveç vijës bregdetare, historia, kultura, turizmi malor dhe kulinaria janë disa nga pikat e forta të vendit tonë që vizitohen nga turistët e shumtë. Sipas ekspertëve të turizmit, Kruja, Berati dhe atraksionet malore të veriut mbeten ndër destinacionet kryesore.

Riges Beqiri, ekspert Turizmi: Turistët kërkojnë më së shumti që t’i prekin të gjitha nga pak. Kështu që Berati dhe Kruja që ofrojnë një histori të larmishme dhe gjithashtu Berati që është pjesë e UNESCO ka një trashëgimi të jashtëzakonshme të kulturës është shumë e preferuar, por veriu i Shqipërisë ka një natyrë të jashtëzakonshme. Malet dhe aktivitetet që mund të zhvillosh atje. Pastaj Tirana ka atë veçantinë e vetë si kryeqytet i Shqipërisë ka një ofertë të larmishme dhe turistët e gjejnë veten goxha shumë sepse hoteleria është në të gjitha nivelet, kulinaria ofron të gjitha ushqimet si tradicionale, por edhe të kuzhinës mesdhetare.

Kombësitë e turistëve që vizitojnë Shqipërinë janë nga më të ndryshmet nënvizojnë ekspertët.

Riges Beqiri, ekspert Turizmi: Kemi një rritje të numrit të turistëvve nga Anglia, Spanja, Franca, Italia. Ndërkohë duhet të përmendim edhe Polakët që po e vizitojë shumë Shqipërinë si një destinacion që tashmë ka një ofertë të larmishme për të gjithë këto turistë.

Në mesin e vizitorëve të shumtë nuk mungojnë edhe ata që pëlqejnë turizmin e aventurës.

Riges Beqiri, ekspert Turizmi: Turizmin e aventurës e frekuentojnë turistë nga Gjermania, Austria sepse ata preferojnë  ecjet malore dhe sportet si paraglajdin apo ziplinet.

Gjatë kësaj periudhe vendin tonë po e vizitojnë grupmosha të ndryshme shprehen ekspertët pasi Shqipëria ka shumë për të ofruar.

Klan News