Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 8 Shtator 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 8 Shtator 2024

Asambleja e PS zgjedh ekipin politik e ri drejtues. Rama: Vetëm deputetet me 1 mandat në listën e sigurt

Asambleja e PS-së zgjodhi ekipin e ri drejtues të socialistëve që do ta udhëheqi partinë në zgjedhjet parlamentare, duke dryshuar Kryesinë, Sekretariatin dhe drejtuesit e qarqeve. Rama thotë se ne listen e mbyllur do të jenë vetëm deputetet me 1 mandat

Shkodra, Lezha dhe Durresi të rezervuara për shtatorin. 20 % më shumë kërkesa se 1 vit më parë

Edhe pse shtator hotelet në Shkodër, Lezhë dhe Durrës po punojnë thuajse me kapacitet të plotë. Turoperatorët thonë se këtë vit sezoni ka qenë i mbarë dhe se kërkesa është gati 20 për qind më e lartë se një vit më parë.

Nesër nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës në klasën e parë. Polica rrit masat

Nis nesër viti i ri shkollor, teksa 28 mijë fëmijë do të ulen për herë të parë në banka. Ministria e Arsimit thote se 25 shkolla janë te reja dhe se mbi 280 mijë nxënës kanë përfituar libra falas. Policia rrit masat e sigurisë pranë institucioneve arsimore

Lihet në burg i “forti” i Niklës, Haka: S’kam përdorur SKY dhe nuk  kam konflikte me askënd

Gjykata la në burg Marklen Hakën, i arrestuar disa më parë në Nikël nga Forcat e Renas. Vetë Haka qe dyshohet se kishte rol në atentatet ndaj Durim Bamit, i ka mohuar akuzat duke shtuar se nuk e ka përdorur aplikacionin SKAJ dhe se ska konflikte.

Reforma e pensioneve do të bazohet tek kontributet. Në tetor vetëm indeksim, zbatimi nis vitin e ardhshëm

Skema e re e pensioneve do të bazohet në parimin: “kush ka paguar më shumë, do të përfitojë më shumë. Skema e re do të hyjë në zbatim vitin e ardhshëm ndërsa në muajin tetor do të ketë indeksim të pensioneve.  

/tvklan.al