Lajme, #edicioniinformativ ora 15:30 data 8 Shtator 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Leftion Peristeri

Headlines 8 Shtator 2024

Shqipëria arrin fitore historike me Ukrainën. Trajneri Sylvinho: Po rritemi si ekip

Shqipëria arriti një fitore historike me Ukrainën në Ligën e Kombeve, pasi nuk ishte favorite në këtë përballje. Trajneri Sivinjo shprehet entuziast për këtë fitore, duke shtuar se Shqipëria po rritet si ekip. Sot, ekipi kombëtar kthehet në atdhe.

Asambleja e PS zgjedh ekipin politik e kryesinë. Rama: Vetëm deputetet me 1 mandat në listën e sigurt

Asambleja e PS-së zgjodhi 12 drejtuesit e rinj politik, duke pësuar ndryshime të mëdha. Po votohet edhe per zgjedhjen e kryesise së re të PS. Rama tha se në listën e sigurtë do të jenë vetëm deputetet me 1 mandat e shtoi e PS-se do të marrë deputet aq sa mori në ’97.

Shtatori i mbushur me prenotime turistesh në Shkodër, Shëngjin e Lezhë. 20 % prenotime më shumë se vjet

Shtatori shihet si nje muaj i mbarë për turoperatorët, pasi prenotimet janë rritur me 20 përqind se vitin e kaluar. Moti i mirë mbushi plazhet me turistë këtë fundjavë në Shëngjin e Durrës, ndërsa të shumta janë ata që preferojnë dhe Shkodrën.

Nesër nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës në klasën e parë. Polica rrit prezencën në shkolla

28 mijë nxënës do të ulen për herë të parë bankat e shkollës. Ministria e Arsimit thote se jane 25 shkolla te reja dhe se janë shpërndarë libra falas për mbi 280 mijë nxënës. Nesër për nisjen e vitit te ri shkollor policia ka marrë masa për sigurinë e trafikun.

Lihet në burg i “forti” i Niklës, Haka: S’kam përdorur SKY dhe nuk  kam konflikte me askënd

Gjykata e Tiranes lë në burg Marklen Hakën, i arrestuar disa më parë në Nikël nga Forcat e Renas. Vetë Haka qe dyshohet se kishte rol në atentatet ndaj Durim Bamit, i ka mohuar akuzat duke shtuar se nuk e ka përdorur aplikacionin SKY dhe se ska konflikte.

Reforma e pensioneve do të bazohet tek kontributet. Në tetor vetëm indeksim, zbatimi nis vitin e ardhshëm

Skema e re e pensioneve do të bazohet në parimin: “kush ka paguar më shumë, do të përfitojë më shumë. Skema e re do të hyjë në zbatim vitin e ardhshëm ndërsa në muajin tetor do të ketë indeksim të pensioneve.  

/tvklan.al