Dashi-Afërdita vazhdon t’ju favorizojë dhe ngre nivelin e entuziazmit tuaj pasi si planet ndriçues, ndikon për të shprehur botën emocionale. Tani planeti gjendet pikërisht në shenjën tuaj, shpërthyese zjarri. Venusi ju stimulon forcë dhe energji për të menaxhuar më mirë gjendjen sentimentale.

Demi-Lëvizjet planetare ju favorizojnë sot. Ndër të gjitha spikat prania e vazhdueshme e Hënës dhe Plutonit te Bricjapi që sjellin aspekte pozitive nëse i përkisni dhjetëditëshit të tretë të shenjës. Në çështjet romantike Mërkuri ju bën disi indiferentë.

Binjakët-Një ditë pranvere shumë e ndritshme dhe e gjallë, në harmoni me natyrën: është Saturni në shenjën tuaj aleate të Ujorit që do t’ju sjellë lumturi dhe plot sharm. Tani mund të merrni frymë lirisht dhe të shprehni personalitetin tuaj të larmishëm.

Gaforrja-Planetët ju shohin të gëzuar dhe ju buzëqeshin sot. Në një anë ndodhet Mërkuri, i cili është pritur triumfalisht në shenjën mike të Binjakëve. Planeti do t’ju favorizojë në marrëdhëniet familjare, në marrëdhëniet shoqërore dhe stimulojë intuitën, duke e bërë të aftë për të parashikuar ngjarjet.

Luani-Jupiteri në shenjën miqësore të Dashit ju bën të shkoni me shpejtësi drejt një dite plot gjallëri. Lini mënjanë padurimin, jeni bërë më të qetë, më të disiplinuar dhe ambiciozë. Tani do të mund të prekni rezultatet konkrete të arritura dhe duke përmirësuar jetën tuaj, do të dëshironi të përmirësoni edhe veten.

Virgjëresha-Urani, planeti juaj kujdestar, ju nxit të shpalosni zgjuarsinë sot. Loja juaj e ndershme ju ofron mundësi për të ndihmuar ata që i vlerësoni. Në fund të fundit, jeni të vetëdijshëm se “njeriu pa miq është një kështjellë pa mure”, kështu që krijoni aleanca të besueshme.

Peshorja-Filloni ditën e re me butësinë që ju dallon. Ekipi Mërkur – Diell do të jetë gjithmonë pozitiv për shenjën tuaj. Saturni shumë pozitiv, veçanërisht nëse festoni ditëlindjen në tetor, ju hap mundësinë e njohjeve verbuese, të shndërruara menjëherë në dashuri me shikim të parë.

Akrepi-Mund ta projektoni veten në një fazë të re në këtë pranverë, duke treguar të gjithë guximin dhe aftësinë tuaj për të sfiduar. Është Plutoni që ju jep aftësinë për të parë “përtej”, për të pasur një perceptim largpamës dhe të shumanshëm të situatave. Instinkti i parandjenjës do të shfaqet më shumë se një herë.

Shigjetari-Me Saturnin në Ujor, hapet për ju një ditë e gjallë, me gëzim dhe harmoni. Familja ju mbështet me entuziazëm, sot mund të organizoni daljet e radhës, udhëtime në natyrë. Vetëm Mërkuri, nuk mund të favorizojë marrëdhëniet me vajzat dhe djemtë, motrat dhe vëllezërit, veçanërisht nëse festoni ditëlindjen nga data 23 deri më 26 nëntor.

Bricjapi-Pas një faze paksa të ndërlikuar, për shkak të pengesave të planetëve në pozicione të papërshtatshme, mbërrin stabiliteti me një qiell të kthjellët. Plutoni dhe Neptuni ju mbështesin duke ju falur gjallëri dhe energji fizike që e shprehni në çdo fushë.

Ujori-Rreshtimi i planetëve sot krijon një situatë të paqartë. Urani vazhdon rrugëtimin e tij në Dem dhe ju bllokon shprehjen e emocioneve, veçanërisht nëse keni lindur në janar. Nga ana tjetër Mërkuri i pritur në shenjën miqësore të Binjakëve stimulon shpirtin tuaj.

Peshqit-Një Mërkur i shkëlqyer në Binjak zbeh paksa gjallërinë tuaj. Asgjë serioze, megjithatë, ka gjithmonë një Jupiter, zoti i optimizmit, që do të sjellë ironinë dhe dëshirën për të bërë shaka. Në familje ju presin disa vendimmarrje të vështira./tvklan.al