Dashi – Ndikim pozitiv nga yjet sot pavarësisht negativitetit të Plutonit, në shenjën armike të Bricjapit, i cili funksionon vetëm si një provokues, për të lindurit në dhjetëditëshin e tretë të Dashit. Fishekzjarrët shpërthejnë në vendin e punës, duke paralajmëruar arritje mbresëlënëse.

Demi – Lëvizja e planetëve të kësaj dite të re pranvere është mesatarisht pozitive ku një Saturn i keq është gati t’ju sjellë disa pengesa në aktivitetin tuaj konkret, ndërsa Hëna dhe Mërkuri do të kujdesen për përfitimin e marrëdhënieve shoqërore dhe botës tuaj emocionale.

Binjakët – Rreshtimi i planetëve sot alternon ndikime shumë të bukura dhe premtuese si dhe disa vështirësi. Në veçanti, favorizoheni më shumë për pjesën aktive dhe të punës me Diellin në Binjak, në një pozicion të mrekullueshëm. Mos lini në hije e pa zgjidhje disa probleme në familje.

Gaforrja – Planetët e dobishëm në shenjën e mikut tuaj Demit ju ribashkojnë me dashuritë më të sinqerta në këtë ditë maji. Në mënyrë të veçantë, Mërkuri ju fton për qetësi në familje dhe i vendosur në shenjën e Demit hap zemrën tuaj.

Luani – Bëhuni gati për të gjuajtur shigjetat nën kujdesin e yllit tuaj kujdestar, Diellit, i cili është gati për të përballuar sulmet e Saturnit i cili është në pikë diametralisht të kundërt të Ujorit tuaj. Kjo do të thotë të mos e vendosni veten në pozicione ekstreme sociale e politike.

Virgjëresha – Qielli pranveror produktiv për ju, plot dhurata që shpalosen në çdo fushë nga familja te ajo miqësore, nga ajo profesionale tek ajo lidhjet intime dhe private. Mërkuri, Urani, Plutoni janë të gjithë në anën tuaj. Të dashuruarit e pasionuar sot hapin një moment harmonie të jashtëzakonshme.

Peshorja – Yjet sjellin plot kënaqësi emocionale sot. Saturni rrezaton mirësi dhe nëse jeni beqarë dhe dëshironi të ndryshoni, shikoni me kujdes përreth: ka nga ata që do të nisin një miqësi të ngushtë, të cilën nuk mund ta refuzojnë. Jupiteri në Dash kujdeset për sukseset tuaja në punë.

Akrepi – Qielli nuk hapet aq bujar për ju sot. Ndikohet forma fizike për shkak të pozcionit të papërshtatshëm të Uranit në shenjën e Demit. Nëse jeni duke pritur për lëvizjet e dikujt që ju ka goditur në zemër kohët e fundit, mos harroni se “në dashuri, kush fluturon fiton”!

Shigjetari – Lëvizjet planetare sot janë të gjalla dhe sigurisht shumë premtuese për ju, me forca të nivelit të parë të arsyetimit dhe planifikimit që do t’ju lehtësojnë rrugën përpara. Mund të qortoheni për mungesën e romantizmit, por më pas provoni me fakte se dashuria juaj është e pamposhtur.

Bricjapi – Më pak të dyshimtë se zakonisht, në familje dëgjoni këshillat e një të afërmi që ju do. Jupiteri dhe Venusi në pozicion të papërshtatshëm nuk i pengojnë projektet dhe nismat tuaja në familje. Ka një atmosferë organizimi të festave dhe përvjetorëve midis të afërmve: kontributi juaj është i rëndësishëm.

Ujori – Filloni këtë ditë të bukur pranvere në formë fizike perfekte dhe me një humor mjaft të gjallë. Dielli dhe Saturni, përkatësisht pozitivë nga shenja vezulluese e Binjakëve dhe së bashku te Ujori, ju japin një energji të jashtëzakonshme që mund ta shpërndani në mënyrë pozitive.

Peshqit – Lëvizjet planetare shfaqen mjaft pozitive me një lidhje mes Mërkurit dhe Uranit në shenjën e Demit, për të luajtur një rol kryesor në teatrin e ngjarjeve të sotme. Nuk do t’ju mungojë inteligjenca, veprimet konkrete, largpamësia, sidomos nëse keni lindur në mars.