House of Cards nis pa Frank Underwood

House of Cards nis pa Frank Underwood

15:30 25/10/2018

Problemi me një shtëpi letrash është se ajo shembet kollaj. U mendua kështu edhe për “House of Cards”, pas akuzave të shumta të bëra ndaj aktorit Kevin Spacey për ngacmime seksuale dhe përjashtimit të tij nga ekipi i aktorëve të serisë nga kompania Netflix.

Por seriali, nje prej më të ndjekurve të këtyre kohëve, do të vazhdojë me intrigat politike të Shtëpisë së Bardhë edhe pa aktorin kryesor.

Publikimi i trailerit të sezonit të gjashtë u dha përgjigje gjithë pyetjeve se si do të largohej imazhi me të cilin të gjithë ishin mësuar të identifikonin “House of Cards”.

Me Presidenten e re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Claire Underwood përpara varrit të bashkëshortit të saj, kuptohet që Frank tashmë ka vdekur.

Ai vdes në gjumë, pa bujë, për ta bërë sa më të butë edhe largimin e Kevin Spacey-t dhe duke e bërë të mbetet një kujtim i largët.

Por lufta për pushtet nën hijen e Frank Underwood vazhdon. Për Claire detyra e re nuk duhet aq e lehtë, pasi jo të gjithë pajtohen me planet e saj dhe ajo ndeshet me kundërshtarë të shumtë.

Është ky sezoni i ri me mjaft te papritura i “House of Cards”, serialit kaq shumë të ndjekur që do të transmetohet së shpejti premierë edhe në Tv Klan.

Tv Klan

Të ngjashme