486 humbje jete janë raportuar gjatë pesë ditëve të fundit në British Columbia të Kanadasë, si pasojë e valës së të nxehtit ekstrem.

Më shumë se 300 vdekje mund t’i atribuohen nxehtësisë. Shumë nga ata që humbën jetën kishin jetuar vetëm në shtëpi ku mungonte ajri i kondicionuar. Temperaturat janë lehtësuar në zonat bregdetare të Kanadasë, por temperaturat rekord mbeten në provincat e brendshme. Autoritetet kanë bërë thirrje që njerëzit të mos dalin jashtë.

Shkencëtarët janë ende duke u përpjekur të përcaktojnë se në çfarë mase ndryshimi i klimës mund të ketë përkeqësuar valën e nxehtësisë. 

Në veri-lindje të Vancouver në fshatin Litton u regjistruan disa vatra zjarri. Erërat deri në 71 km / orë po shtynin zjarrin edhe në zonat veriore. Banorët iu janë drejtuar komuniteteve aty pranë, ku janë ngritur gjithashtu edhe streha të përkohshme. Për të shuar flakët është vendosur në dispozicion Shërbimi Zjarrfikës British Columbia.

Në Vancouver, nxehtësia besohet të ketë qenë një faktor kontribuues në vdekjen e 65 njerëzve. Qyteti ka hapur 25 qendra ftohje me ajër të kondicionuar ku njerëzit mund të pushojnë . Joe Biden u është bashkuar shkencëtarëve duke fajësuar ndryshimet e klimës për valën e nxehtë në SHBA-në perëndimore dhe Kanada.

Klan News