Një helikopter policie ka filmuar momentin kur një kalimtar ka kapur një person që po përpiqej t’i arratisej policisë.

Autoritetet po përpiqeshin ta ndalonin të dyshuarin, pasi kuptuan që ai kishte vjedhur një makinë. Policia vendosi zinxhir për shpimin e gomave, por pavarësisht kësaj, 40-vjeçari përplasi makinat e oficerëve dhe u largua.

Më pas, ai e la makinën e tij për t’u arratisur në këmbë. Por këtu ndodh gabimi, pasi një kalimtar, i cili po shëtiste qenin, e rrëzon dhe e mban derisa vjen policia.

Ndërkohë autori i dyshuar u akuzua me disa akuza për vjedhje makine dhe drogë. Ngjarja ndodhi në Queesland të Australisë./tvklan.al