Sulmuesi 39-vjeçar e rendit veten ndër më të mirët, por thotë se ka kufij që nuk mund t’i kalojë

Zlatan Ibrahimovic e ka pranuar se tani duhet të jetë i kujdesshëm dhe nuk duhet që të shkojë përtej limiteve të trupit të tij, ndërsa po i afrohet ditëlindjes së 40.

Sulmuesi i Milanit si rrallë ndonjëherë, deklaroi se nuk është Supermeni.

Ibra shpesh e ka renditur veten si një ndër fubollistët më të mirë të futbollit modern, ndërkohë edhe sukseset nuk kanë munguar në karrierën e tij.

Por në një moment aspak të zakonshëm përulësie, suedezi unik tha se janë disa kufi që edhe ai nuk mund t’i kalojë në sport.

Mendja ime është në rregull, por trupi po më plaket. Jo gjithnjë i përgjigjet mendjes dhe ky është një problem. Këtë vit duhet që të dëgjoj trupin, çdo sinjal që më dërgon mua. Vetëm duke bërë kështu, mund të shmang pasoja edhe më të këqija. Që të luaj vazhdimisht, duhet që të dëgjoj trupin tim çdo ditë. Duhet që të mendoj ngadalë, ditë pas ditë dhe ta kuptoj që nuk jam Supermeni”.

Suedezi po rekuperohet pas një dëmtimi në tendinën e Akilit, ndërsa shpreson të jetë në takimin e Champions-it kundër Atletikos.

Kontrata i mbaron në qershorin e ardhshëm, ndërsa nuk dihet nëse do të vazhdojë të luajë futboll.

Klan News